Drita nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola ndaj Dukagjinit në ndeshjen e luajtur në Klinë dhe me këtë barazim ekipi gjilanas e ka humbur pozitën e parë nga kundërshtari i drejtpërdrejtë Ballkani, që ka shënuar fitore në ndeshjen e zhvilluar në Drenicë ndaj ekipit me të njëjtin emër.
Në çerekun e parë të ndeshjes, FC Drita ka qenë ekip më i rrezikshëm, duke rrezikuar disa herë nëpërmjet Jasharit, një herë dhe Marko Simonovskit, i cili në të dy rasatet gjuajti jashtë portës. Dukagjini për herë të parë ka rrezikuar në minutën 17, kur Santos për mrekulli ka shërbyer urkrainasin Kahmutov, gjuajtja e të cilit është bllokuar dhe për pak ka shkuar jashtë portës. Në minutën 22 edhe Santos pati rast të mirë kur gjuajti me kokë, por portieri i Dritës Florian Smakiqi ishte në vend. Në minutën 26 goditi edhe Jashari, por gjuajtja e tij shkoi jashtë. Në minutën 30, pas një harkimi të shkëlqyeshëm të Besnik Krasniqit, Blend Baftiu gjuajti për mrekulli, por Kenan Haxhihamza shpëtoi gol të sigurt. Krejt në fund, për Dukagjinin ka shënuar Altin Merlaku, por ai ishte në pozitë jashtë loje dhe pjesa e parë është mbyllur me rezultat të barabartë 0:0.
Pjesëlojën e dytë Drita e ka nisur pa kapitenin Ardian Limani, i cili është lënduar në fund të pjesës së dytë dhe në vend të tij është inkuadruar Agyare. Në minutën 61, Blend Baftiu ka humbur një rasat madhor pas bashkëveprimit me Jasharin, por sulmuesi i Dritës nga një pozitë shumë e mirë gjuajti drejt në portierin Haxhihamza. Në minutën 64, pas një moskuptimi në mes të Agyare dhe Vitisë, për pak sa nuk shënoi Dukagjini, por në fund topi u dëbua.
Më fund Drita për pak se nuk e humbi krejt ndeshjen , por Komutov nuk e realizoi kundërsulmin që nisi nga Jonuzi e Oto John. Në fund, Dukagjini – Drita 0:0./kryelajmi.com/.