Futboll

Drita pëson humbje në Luksemburg

Ka përfunduar dueli i parë ndërmjet F91 Dudelange dhe Dritës i velfshëm për turin e dytë kualifikues për në Ligën e Evropës.

Kampioni kosovar pësoi humbje të ngushtë 2-1, por gjithashtu humbi edhe mesfushorin Endrit Krasniqi, i cili u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve, raporton Gazetasheshi.com.

David Turpel realizoi nga penaltia të cilën e shkaktoi Endrit Krasniqi. Paraprakisht futbollisti Nicolas Perez barazoi rezultatin në minutën e 66-të, pasi gjilanasit po avansonin me golin e Xhevdet Shabanit të realizuar në minutat shtesë të pjesës së parë.

Dueli kthyes zhvillohet pas një jave në “Adem Jashari” të Mitrovicës.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like