Futboll

Drita po udhëheq pas pjesës së parë

Drita ka dominuar Malishevën në pjesëlojën e parë dhe me plot meritë ka shkuar në pushim me epërsi prej 1:0.

Vendasit kanë paralajmëruar mysafirët shumë herët, kur pas një harkimi nga e djathta, Rron Broja nga një pozitë shumë e vështirë gjuajti me kokë, por topi është përplasur për tërthorëse. Mirëpo rasti tjetër i volitshëm i tregua në minutën 24, kur pas një gjuajtje në portë, mbrojtësi i Malishevës ndali topin me dorë dhe gjyqtari me plotë të drejtë tregoi në pikën e bardhë.

Besnik Krasniqi gjuajti furishëm në anën e djathtë e portieri Abdullahu i Malishevës shkoi krejt në të majtë për epërsinë e Dritës prej 1:0.

Në minutën 26, Ilir Mustafa i Dritës u lëndua në gju pas një dueli në mesfushë dhe qe i detyruar që të lëshojë lojën për Iliasa Zylfiun. Pjesa e parë u mbyll 1:0 për Dritën. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like