Drita kë shënuar fitoren e pestë me radhë, kësaj here duke e mundur Llapin në Podujevë me rezultat minimal 1:0
Në pjesëlojën e parë të ndeshjes nuk është parë ndonjë rast i mirë shënimi, ngase të dy ekipet më tepër i kanë kushtuar mbrojtjes dhe pritjes së ndonjë gabimi nga ana e ekipit kundërshtar, gjë e cila nuk ndodhi. Aksionet e Dritës ndaleshin pak para mbrojtjes së Llapit, kurse edhe Llapi nuk mund të shpërthente mbrojtjen e Dritës, andaj u përkujdes që përmes gjuajtjeve nga largësia të bëjë diç më tepër, por topat nga ajo pozitë ose përfunduan jashtë ose në përqafimin e portierit Smakiqi.
Drita për herë të parë ka rrezikuar në minutën 66 me një gjuajtje të Ajzerajt nga largësia, por topi shkoi mbi portë. Në minutën 72, Veliu shpërtheu nga e majta, harkoi në brendi, por Selimi për pak ishte i shkurtër dhe nuk arriti të qëllojë topin. Në minutën 82 nga një kundërsulm i shpejtë, Selmani harkoi nga e djathta , topi erdhi deri te Ajzeraj, i cili gjuajti, por portieri i Llapit priti dhe dëboi topin shkurtazi, e Ajzeraj në gjuajtjen e dytë e futi topin në rrjetë për 1:0. Në minutën 90, Ovouka pati rast shumë të mirë kur doli i vetmuar para portierit Avdylli, i cili e priti me këmbë gjuajtjen e lojtarit afrikan. Në kohën shtesë Llapi pati rast të barazojë, por Hyseni nga afërsia gjuajti mbi portë dhe ndeshja përfundoi me fitoren e Dritës. /kryelajmi.com/.