Drita i ka mbajtur një leksion futbolli ekipit të Llapit në pjesëlojën e parë, duke e dominuar në posedim, ndërtim të lojës dhe paraqitje në fushë, kurse në fund të pjesëlojës së parë rezultati ishte 0:1.
Në dhjetë minutat e parë të ndeshjes më e rrezikshme ka qenë Drita, cila i ka patur dy raste të mira shënimi, sidomos e rrezikshme ishte gjuajtja e Ovoukas në minutën e 12, kur gjuajti nga largësia, por portieri Avdyli ia doli ta ndalë gjuajtjen e tij. Në minutën 16 nga largësia ka qëlluar Blerim Krasniqi, por Abdyli ishte në vend.
Në minutën 30, Blerim Krasniqi për pak sa nuk shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë, por topi për pak shkoi jashtë shtyllës së djathtë të Abdylit.
Rastin më të mirë në ndeshje e pati Llapi në minutën 32, kur Hyseni u shërbye në zonë, gjuajti bukur e topin me vështirësi e ndali portieri Maloku, kurse në portën e zbraztë gjuajti Blakqori, por ai në vend të rrjetës qëlloi transversalen.
Në minutën 42, Besnik Krasniqi ka rrezikuar nga një gjuajtje dënimi nga ana e majtë, por topin e priti portieri Ilir Avdyli, kurse në aksionin vijues Mesa për mrekulli e gjeti Blendi Baftiun, i cili me gjuajtje të saktë gjeti këndin e poshtëm të majtë të portës për 0:1.