Drita ka sjellë një mbrojtës në radhët e saj. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Fushë Kosovës, Kastriot Rapuca.
Ja postimi i plotë i FC Drita:
Kemi knaqësinë të ju njoftojmë me lojtarin tonë më të ri, mbrojtësin e krahut të djathtë Kastriot Rapuca, i cili është ardhja jonë e parë e këtij afati kalimtar.
Rapuca do të jetë një forcë shtesë në repartin defanziv dhe një konkurent i fortë nën drejtimin e trenerit Zekrija Ramadani.
Rapuca në tre sezonet e fundit ka qenë pjesë e superligës së kosovës me ekipe si Ulpiana, Malisheva dhe së fundmi me ekipin e Fushë Kosovës.
Rapuca ka nënshkruar kontratë dyvjeçare dhe do të jemi së bashku deri në qershor 2026.