Futboll

Drita s’njeh kundërshtarë

Drita dhe Ferizaj kanë zhvilluar një ndeshje të hapur në kuadër të xhiros së XXII, ekipe këto që kanë synime të ndryshme në këtë kampionat.

Drita, që është në krye të tabelës, ka ushtruar trysni ë drejtim të portës së Ferizajt, derisa edhe Ferizaj është treguar shumë i rrezikshëm në kundërsulme të shpejta.

Gjuajtjet e Dritës në drejtim të portës kanë qenë më të shumta, por ato rëndom janë pritur nga portieri Jovanovski i Ferizajt, apo edhe kanë shkuar jashtë portës, kështu që pjesa e parë është mbyllur me rezultat të barabartë 0:0.

Ndryshe ndodhi në minutën 57, kur Egzon Bejtullai harkoi nga e djathta e në brendi më së larti u shkëput Albert Dabiqaj, i cili qëlloi topin me kokë dhe e dërgoi në këndin e epërm të djathtë të portierit verio-maqedonas Jovanovski për rezultatin 1:0 për Dritën.

Në minutën 70, në prekjen e parë të topit që posa u fut në fushë, Veton Tusha ia doli që të realizojë. Pas një ndërhyrje të ngathtë të mbrojtjes së Ferizajt, qendërsulmuesi i Dritës nuk e pati të vështirë që nga një pozitë ballore të gjejë këndin e poshtëm të djathtë të portës dhe të lë të shtangur portierin Jovanovski dhe të ngre epërsinë e Dritës në 2:0. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like