Drita shumë e qetë po e pret përfundimin e Kampionatit në Ipko Superligën e Futbollit, ngase ka kohë që është dorëzuar në luftë për titull, por pati edhe fond të mjaftueshëm të pikëve për t’i ikur fundit të tabelës.
Krejt ndryshe është në pozitë SC Gjilani, që hiq KEK-un, që nuk mori asnjë pikë, Gjilani ishte ndër ekipet më të dobëta, duke mos mundur të shënojë fitore me javë të tëra.
Tash, gjasat e Gjilanit për t’i ikur barazhit janë vetëm në kalkulimet matematikore, gjë e cila vështirë se do të ndodh, kurse ekipi kuq e bardh më tepër po e shikon kundërshtarin që do t’i vije nga rangu më I ultë I garave se sa që po e sheh mundësinë e shpëtimit.
Drita, këtë javë, nuk e ndali Feroniklin, ashtu siç e kishte ndalë Prishtinën në fushë të vet, por u mposht me rezultat të thellë 4:1.
Gjilani kishte një ndeshje jetike me Ballkanin në Suharekë, por sërish u mposht dhe kjo ishte hera e katërt që pësoi nga Ballkani, përfshirë këtu edhe ndeshjen për kupë që e kishte pësuar nga ekipi portokall e zi.
Kështu pas 31 xhirove të zhvilluar Drita ka tubuar 48 pikë, duke shënuar 14 fitore, gjashtë barazime dhe 11 humbje, me një goldallim 46:35, pra plus 11.
Në anën tjetër, Gjilani pas 31 ndeshjeve të luajtura ka marrë 35 pikë, 9 fitore, 8 barazime dhe 14 humbje, me një goldallim prej 23:35, apo minus 12. Sidomos sulmi është treguar tejet joefikas, ngase lojtarët e Gjilanit mesatarisht kanë shënuar 0,74 gola për ndeshje, që është shumë pak.
Ja tabela pas xhiros 31: