Kamenicë

Edhe një kërkesë nga Karaçeva e Poshtme

Banorët e fshatit Karaçevë e Poshtme të Komunës së Kamenicës kanë dalë më një kërkesë për ministrin e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Liburn Aliu, duke kërkuar nga ai që t’i dalë në ndihmë brezit kufitar për të shpallë park nacional disa hapësira të këtij fshati.

Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale të Karaçevës së Poshtme ka kërkuar që trojet te Fusha e Futbollit Kaolini, Kodra e Fushës së Madhe, Fusha e Vogël, Vosa dhe pjesë të tjera të gëzojnë këtë status, gjë për të cilën kishin kërkuar përkrahje edhe nga Komuna e Kamenicës. Lenjani ka thënë se brezi kufitar e meriton një gjë të tillë.

You Might Also Like