Futboll

Edhe Valmir Nafiu largohet nga SC Gjilani

Valmir Nafiu (HSV) Fussball, Hamburger SV, Trainingslager Stegersbach / Oesterreich, Testspiel, SK Puntigamer Sturm Graz - Hamburger SV 0:2

Valmir Nafiu është futbollisti i radhës që largohet nga Gjilani.

Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia e Veriut erdhi me shumë bujë te Gjilani, por ai nuk diti të vlerësohet nga trajneri Gentjan Mezani që e linte në bankë në shumicën e ndeshjeve.

Gjithsesi qëndrimi i tij në Gjilan ka zgjatur vetëm gjashtë muaj, pasi Nafiu sot ka shkëputur kontratën me SC Gjilanin.

Gazeta Olle mëson se Nafiu ka dalë sot lojtar i lirë dhe tani po i shqyrton ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij, pasi bëhet fjalë për një futbollist me cilësi të jashtëzakonshme i cili ka bërë karrierë të gjatë edhe në kampionate evropiane si Gjermani te Hamburgu në Zvicër te Baseli apo në Qipro te APOEL Nikosia e Slloveni te Kosice.

Gjithsesi lojtari ka oferta të shumta si nga kampionati kosovar ashtu edhe nga ai maqedonas, malazez dhe Qipro, por të ardhmen do ta vendos brenda kësaj jave.

Olle mëson se skuadra që është më së afërmi të nënshkruajë me Nafiun është Otrant Olimpic nga qyteti i Ulqinit, pasi kanë një projekt shumë të mirë dhe po e duan me çdo kusht sulmuesin shqiptar.

Kujtojmë se ky është largimi i tretë i rëndësishëm nga Gjilani, pasi më parë janë larguar edhe Redon Ismaili që ka nënshkruar me Partiznain si dhe Egzon Bejtullai./Gazeta Olle/

You Might Also Like