Futboll

Edi Basha: Jemi gati, kemi punuar shumë për ndeshjen ndaj Dukagjinit

Edi Basa është shprehur optimist në konferencën për shtyp para duelit ndaj Dukagjinit, megjithëse ka bërë thirrje për bashkëlojtarët e tij që ndeshjen ta marrin me seriozitet, pasi që nuk ka ndeshje të lehtë.

Anësori i krahut të djathtë ka potencuar se skuadra është duke punuar çdo ditë e më shumë në kërkim të progresit për të cilin janë duke punuar.

“Ndeshja e nesërme nuk do të jetë e lehtë, ashtu sikurse edhe çdo ndeshje tjetër. Megjithatë, ne jemi gati, kemi punuar për këtë ndeshje dhe jemi në pritje të progresit të cilët po e kërkojmë çdo ditë në seancat stërvitore”, potencoi Basa.

“Ne do të bëjmë gjithçka nesër që të fitojmë, të nisim ecurinë e rezultateve pozitive me fitore. Ne po punojmë për këtë çdo javë dhe në çdo seancë stërvitore”, shtoi ndër të tjerash.

Numri dhjetë i skuadrës ka deklaruar se ekipi nuk ka presion, pavarësisht që ende nuk e ka marrë fitoren e parë kampionale, ndërkohë që ka folur edhe për dallimet ndërmjet sezonit paraprak dhe këtij aktual.

“Kemi patur një ekip shumë të mirë edhe vitin e kaluar, por tani kemi një stil të ri dhe mua më pëlqen personalisht. Trajneri kërkon nga ne në lojë të bëjmë atë të cilën e bëjmë në stërvitje”, tha Basa.

“Nuk kemi presion, pavarësisht dy rezultateve të para. Duhet theksojmë që nuk kemi patur edhe fat dhe shpresojmë që fati të na rikthehet nga kjo ndeshje”, përfundoi futbollisti kroat.

Gjilani udhëton drejt Klinës për tu përballur të dielen në “18 Qershori” me fillim nga ora 16:00.

You Might Also Like