Sportet me dorë

Ermal Maliqi, lojtar i KV Drita, pjesë e përfaqësueses së Kosovës në volejboll

Ermal Maliqi, lojtar i Klubit të Volejbollit Drita nga Gjilani ka qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës në Volejboll për grupmoshat U-20 për Kampionatin Evropian, kualifikime që janë mbajtur në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, nga data 10 deri më 12 janar 2020.

Përfaqësuesja e Kosovës pas dy javë përgatitje, në ndeshjen e parë u përball me Estoninë e më pas edhe me Zvicrën, ndeshje në të cilat lojtari i ynë Ermal Maliqi pati paraqitje mbresëlënëse, sidomos në ndeshjen ndaj Zvicrës, ku Ermali është shpallë më i miri në pozitën e pranuesit nga Federata Evropiane e Volejbollit CEV.

“Kjo do të jetë një shtytje e madhe për mua dhe për bashkëlojtarët e mi që të punojmë edhe më shumë që në të ardhmen t’a përfaqësojmë edhe më fuqishëm Kosovën”, ka thënë lojtari Ermal Maliqi.

Kjo e arritur e këtij lojtari, po edhe e lojtarëve të tjerë të KV Drita është meritë e të gjithëve, por duhet vecuar punën që e kanë bërë trajnerët Fatlum Hajrizi dhe Liridon Krasniqi, të cilët punuan në mënyrë profesionale e vullnetare me ekipin e të rinjve.

Ermal Maliqi, në sukseset e tij rol të pashmangshëm i jep edhe familjes, e cila gjithnjë e ka përkrahur dhe beson se në të ardhmen sukseset e tija do të jenë edhe më të mëdha.

 

You Might Also Like