Futboll

Ertan Demiri, drejtor i ri sportiv i klubit

port Club Gjilani komunikon angazhimin e Ertan Demirit në pozitën e drejtorit sportiv.

Demiri emërohet në krye të departamentit sportiv në klub pas përvojave shumëvjeçare në fushën e menaxhimit sportiv, teksa më parë ka ushtruar edhe funksione të larta sportive në Football Club Shkupi dhe Klubin Futbollistin Trepça ’89.

Karriera e tij e pasur si futbollist është manifestuar edhe në fushën menaxheriale, derisa ka qenë pjesë e transferimeve të shumta në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar të futbollit.

Si një ish-reprezentues dhe agjent i njohur për ndërmjetësimin dhe transferimin e futbollistëve, 45 vjeçari synon të sjell përvojën e tij ndërkombëtare në klub.

Ambiciet e Gjilanit mbeten ngritja e klubit në nivele më të larta dhe Ertan Demiri pritet të jep kontributin e tij në këtë drejtim.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Demirit dhe i dëshirojnë shumë suksese.

You Might Also Like