Shëndeti

Është pensionuar Dr. Islam Rashiti, kirurgu i parë i fëmijëve në regjionin e Gjilanit

Në organizimin e ditëlindjes dhe pensionimit, drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Arsim Emini, e ka vlerësuar lartë kontributin dhe profesionalizmin e Rashitit.

Postimi i plotë i Arsim Eminit:

Në ditë pranvere, sot në repartin e kirurgjisë në një ndejë modeste por të ngrohtë festuam ditëlindjen dhe ditën e pensionimit të dr. Islam Rashitit, kirurg i parë i fëmijëve në Regjionin e Anamoraves dhe ndër të parët në Kosovë.

Në një fjalim të shkurtër falënderues që pata sot, nuk i gjeta dot fjalët e duhura.

As tash nuk i gjej dot fjalët e duhura të falënderimit për gjithë atë që ka bërë tërë këto vite në shërbim të pacientëve dhe në shërbim të ngritjes së kapaciteteve profesionale në repartin e kirurgjisë në veçanti dhe në Spitalin e Gjilanit në përgjithësi.

E ndiej veten të privilegjuar që pata mundësinë si anesteziolog të jem me të pjesë e ekipit në shumë intervenime operative në kirurgji të fëmijëve.

E ndiej veten të privilegjuar që pata mundësinë të punoj e të bashkëpunoj me të në punët e menaxhimit.

E ndiej veten të privilegjuar që pata dhe kam mundësinë të kem një mik të mirë, profesionist e altruist si dr. Islam Rashiti!

Shëndet për ty miku im Islam Rashiti, i gëzofsh edhe shumë pranvera bashkë me më të dashurit e tu!

You Might Also Like