Është renovuar Reparti i Pulmologjisë në Gjilan
Me ndihmën e Qeverisë së Luksemburgut pacientët e këtij reparti do të marrin shërbime në ambiente më cilësore, njejtë sikurse do të jetë më e lehtë edhe për mjekët, infermieret dhe stafin mbështetës që këto shërbime ti përcjellin me paisje pune të reja.
Në këtë përurim ku morën pjesë ministri i Shëndetësise Rifat Latifaj, kryetari i Gjilanit Alban Hyseni, drejtori i Spitalit Regjional në Gjilan Arsim Emini dhe përfaqësues të tjerë institucional u tha se kjo është përpjekje e përbashkët për transformimin e sistemit shëndetësor në vend.