Gjilan – Skuadra e ligës së Dytë në futbollin e Kosovës, KF Galaksia, nga Gjilani është bër skuadër e talentve në futbollin e Kosovës.
Nga kjo skuadër shum talent të futbollit po sprovohen nëpër klube të ndryshme të futbollit evropian, qka dëshmon se trajneri i kësaj skuadre Jetullah Arifi, i cili posedon Licencën A të trajnerit po bën një punë shum profesionale me futbollistët e kësaj skuadre.
Ndër talentët e rrallë të kësaj skuadre janë edhe dy futbollist tani të dëshmuar në futbollin e Turqisë, Fatlind Azizi mesfushori i kësja skuadre dhe Valdrin Alidema sulmues mjaft i spikatur.
Mesfushori Azizi tani e tri vite rregullisht është pjesë e sprovave në skuadrën turke Bursaspor.
Azizi i cili luan me dy këmb njherit ishte edhe kapiten i grup moshave 2000-2001 në KF Galaksia, duke u shpallur edhe kampion Regjional me grup moshat e kadetëve 2000-2001 në edicionin e garave 2016-2017.
17-të vjeqari Azizi, i cili nga muaji Maj i këtij viti gjendet tek skuadra Bursaspor ka deklaruar.
“Eshtë privilegj që gjindem në këtë mes, është një skuadër shum profesionale ku ju kushtohet rëndësi e madhe talentëve të futbollit, un shum shpejt pritet të nënshkruaj me këtë gjigant futbollistik, edhe pse jam ende 17-të vjeqar unë do t’ju bashkangjitem grup moshave U19, gjithqka do të konfirmohet për pak ditë”.

Rrugës së bashkëlojtarit Fatlind Azizi është duke shkuar edhe sulmuesi i cili premton shum Valdrin Alidema.
Për sulmuesin Alidema është hera e tretë që gjindet tek skuadra Bursaspor, këtë futbollist e karakterizon shpejtësia të cilin e posedon dhe manovrimin të cilin e ka me top, ai i ka kryer të gjitha grup moshat tek KF Galaksia.
“Gjatë dy viteve më herët isha në sprova tek skuadra Bursaspor e Turqisë. ata janë shum të kënaqur me mua ndërsa tani për një vit do të jem pjesë e tyre dhe do të jem pjesë e këtij klubi me renome jo vetëm në futbollin e Turqis por edhe atij Evropian. do të jap gjithqka nga vetja të dëshmoj se edhe në Kosovë punohet dhe ka talenta të mëdhej”, ka bër të ditur Valdrin Alidema.

Për trajnerin e KF Galaksia, Jetullah Arifi, shkuarja e këtyre dy futbollistve nga klubi i Galaksisë është një krenari e veqant.
“Jam shum i lumtur që këta dy talent të mëdhej pikërisht nga klubi ynë po dalin në arenën ndërkombëtare, ata po promovojnë jo vetëm klubin tonë por në përgjithësi futbollin e Kosovës, unë këtyre dy talentëve të cilët nga mosha 9 vjeqare kanë qenë pjesë e skuadrës Galaksia ju dëshiroj të gjitha të mirat në karierën e tyre futbollistike”.