Komunikacion

Fatmir Salihu një jetë të tërë në funksion të qytetarve

 Zeja për tu marrë me Taxi është një pjesë e jetës, për herë të parë kjo zeje e popullarizuar në botë u shfaqë nga një qytetar francez në shekullin e 18-të, i cili ndertoj katër karroca me kuaj. Ndërsa, makina Renault ishte kompania e parë që prodhoi makina posaqërisht për shërbimet e Taxi-t. Shërbimet e taksive në Kosovë kanë filluar shumë vonë dhe shumë njerz kanë përfunduar karierën e tyre si taksistë. Njëri ndër ta është edhe gjilanasi 57 vjeqar Fatmir Salihu, i cili plot 35 vite është në shërbim të qytetarëve kudo që ata kanë nevojat e tyre për të udhëtuar. “Si fëmijë isha i dashuruar në vetura, gjithë fëmirija ime ishte e lidhur me veturat dhe në moshën 22 vjeqare kjo ëndërr mu realizua për herë të pare, dhe nuk u ndava tani e 35 vite me radhë duke ju shërbyer qytetarëve me shumë krenari”, shprehet vozitësi Fatmir Salihu. Fatmir Salihu gjatë periudhës 35 vjeqare si taksist, ka pasur momente të shumta të hidhërimit e të gëzimit, por këto momente vazhdimisht i ka ndarë me pasagjerët e tij. “Eshtë një periudhë 35 vjeqare, kishim kohëra shumë të vështira, shumë pasagjerë kanë pasur nevoja të veqanta dhe nuk kishin mjete financiare, por gjithmonë ju kam dalur në ndihmë për ti arritur qëllimet e tyre dhe ndihem shumë i nderuar që ju kam dalur në ndihmë, poashtu kam raste të panumërta kur njerëzit më kanë falenderuar duke i transportuar në kohë dhe moment të duhur dhe kjo përmua ështe kënaqësia ma e madhe e imja, kur në fund të udhëtimit pasagjeri është i lumtur me shërbimet e mia”.

You Might Also Like