Futboll

Faton Maloku dhe Almir Ajzeraj 100 ndeshje jubilare me Dritën

Maloku dhe Ajzeraj 100 ndeshje jubilare me DRITËN

Portieri Faton Maloku dhe mesfushori, Almir Ajzeraj kanë zhvilluar nga 100 ndeshje me klubin FC Drita në të gjitha kompeticionet, Superligë, Kup dhe në Evropë.

Gardiani Maloku u bashkua me Dritën në afatin kalimtar veror në vitin 2019, kurse Ajzeraj që tashmë ka zhvilluar 110 ndeshje u transferua në janar të 2020-ës.

Në edicionin e parë me DRITËN, Maloku e Ajzeraj fituan titullin kampion 2019/2020.

Klubi Drita u dëshiron shëndet dhe shumë suksese së bashku drejt qëllimeve të tyre.

You Might Also Like