Futboll

FC Drita ekipi më “Fair-Play”, Rron Broja në njëmbëdhjetëshin më të mirë

Në një gala mbrëmje, Federata e Futbollit të Kosovës ka shpallur më të mirët për vitin 2023, kurse FC Drita, që edhe sivjet  po lufton për titullin kampion, ka marrë dy shpërblime.

Lojtari i FC Drita dhe kapiteni i këtij ekipi Rron Broja është përzgjedhur në njëmbëdhjetëshen më të mirë të kampionatit, ku sipas vlerësimit të trajnerëve bëjnë pjesë: Enea Koliqi (Ballkani), Armend Thaqi (Ballkani), Lumbardh Dellova (Ballkani), Ilir Krasniqi (Llapi), Lorenc Trashi (Ballkani), Qëndrim Zyba (Ballkani), Rron Broja (Drita), Drilon Hazrollaj (Malisheva), Nazmi Gripshi (Ballkani), Muhamet Hyseni (Llapi), Jalen Blesa (Prishtina).

FC Drita ka marrë edhe një çmim tjetër, e ai është çmimi që i dedikohet ekipit më “Fair-play”, duke treguar kështu që ekipi bardh e kaltër sukseset i ka arritur me mund e djersë e jo me presione, lojë të ashpër, ndikim te gjyqtarët e forma të tjera të pahijshme./kryelajmi.com/.

You Might Also Like