NJOFTIM për media i FC Drita
FC DRITA njofton të gjitha mediat e interesuara për mbulimin e ndeshjes FC DRITA – Royal Antwerp FC se tashmë është hapur procesi i akreditimit.
Aplikimi bëhet në E-mail: [email protected], duke bashkangjitur të dhënat personale të gazetarit dhe kompanisë/mediumit që përfaqëson.
Afati i fundit për aplikim është deri të martën, 26 korrik, ora 18:00.
Aplikimet e dërguara pas kësaj date nuk do të shqyrtohen, kurse gazetarët e akredituar do të njoftohen me kohë.