Mirënjohje për z. Fehmi Fetahi
Pronar i Resortit Vali Ranch
Lidhja Shqiptare në Botë i shpreh mirënjohje dhe falënderime të përzemërta nikoqirit të Takimit të madh të Anamoravës z. Fehmi Fetahi për pritjen dhe gostitjen bujare me drekë, të 417 pjesëmarrësve të këtij Takimi që u mbajt me 05. 10. 2024 në Resortin më të mirë në Kosovë dhe në rajon, Vali Ranch Resort & Congress Center, në Përlepnicë të Gjilanit. Pjesëmarrësit mbetën të mahnitur nga bukuria përrallore e Resortit, të cilin Prof Dr. Mentor Petrela e quajti „Mini Atlantik City“.
Mikpritje shqiptare me cilësi zvicerane!