Futboll

Fitojnë ekipet e Anamoravës, Vitia, Vllaznia e Kika, humb Bashkimi

Tri ekipet e Anamoravës, që si vendase kanë luajtur këtë të dielë kanë shënuar fitore ndaj kundërshtarëve të tyre.

Kështu, Vllaznia, e cila po lufton për mbijetesë në Lligën e Parë të Kosovës sot para një numri rekord të shikuesve dhe të fansave Ultras “Tigrat” ka mposhtur me meritë liderin e kësaj lige Vushtrrinë me rezultat minimal 1:0, me golin që e ka shënuar Kallaba në minutën e 88. Kështu pozharanasit në tri xhirot e para kanë grumbulluar 7 pikë nga 9 të mundshmet dhe tashmë ngadalë po ngjitet kah zona e sigurt e mbetjes në ligë.

Fitore ka shënuar edhe Vitia, e cila në fushë të vet e ka mposhtur Bashkimin e Koretinit me rezultat 2:1.  Vitia po lufton për t’u ngjitur në rang më të lartë të garave, kurse me këtë humbje Bashkimi i Koretinit edhe më shumë ia ka vështirësuar punët vetit.

Fitore shënoi edhe Kika e Hogoshtit, e cila gjithashtu po lufton për mbijetesë. Ajo ka mundur 2 Korrikun e Prishtinës me rezultat 2:0. Aziz Zuka.

You Might Also Like