Gjilan

Fshati Cernicë bëhet me ndriçim publik, kryetari Hyseni: Po krijohet një mjedis më i sigurt

Po vazhdojnë investimet në zgjerimin e ndriçimit publik në Komunën e Gjilanit. Tashmë punimet janë duke u realizuar në fshatin Cernicë, ku dhe ku lokalitet do të ketë rreth 4 kilometra ndriçim publik.

Ky projekt i cili po shkon drejt finalizimit, po vlerësohet tejet i rëndësishëm për banorët e kësaj ane.

Për të parë nga afër punimet të cilat po realizohen në këtë fshat, ka dalë edhe kryetari i Alban Hyseni, bashkë me drejtorin  e Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimin.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se realizimi i projektit të ndriçimit publik në fshatin Cernicë, po ecën me sukses të plotë.

“Me një gjatësi prej 4 kilometrash dhe një vlerë investimi prej 130 mijë eurosh, ndriçimi publik krijon një mjedis më të sigurt për të gjithë”, tha kryetari Alban Hyseni.

You Might Also Like