Gjilan

Funksionalizohet E-kiosku pranë çerdhes “Integj”

Njoftojmë qytetarët se dokumentet e gjendjes civile dhe shërbimet tjera që mundëson platforma shtetërore elektronike e-Kosova, mund t’i merrni edhe në E-kioskun që është rikthyer në funksion, shkruan Fadil Ademi, zyrtar në Administratën Civile të Komunës së Gjilanit.
“Kujdesin për të avancuar shërbimet duke reduktuar koston dhe kohën e marrjes së tyre, stafi i Zyrës së IT-së në Drejtorinë e Administratës po e dëshmojnë çdo ditë me përkushtimin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm”, ka thënë ai.
Falënderojmë kompaninë “KosovaNet” për ndihmën që na ofruan në instalimin e rrjetit dhe abonimin njëvjeçar pa ngarkesë financiare për institucionin.
Bashkë, për shërbime më të mira në Komunën tonë!

You Might Also Like