Ekonomi

Gagica e Haradinaj vizitojnë fabrikën e vetme të vajit në Kosovë

Kryetari i AAK-së dega në Gjilan, Nazim Gagica bashkë me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe me bashkëpunëtorë kanë vizituar fabrikën për prodhimin e vajit në Gjilan. Gagica ka thënë se kjo fabrikë është e vetmja e këtij lloji në Kosovë. “Bashkë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe me bashkëpunëtorë, vizituam fabrikën e vetme për përpunimin e vajit në Kosovë ‘Floil’, me pronar Berat Mustafa”, ka shkruar Gagica. Ai ka shtuar se ‘Fluid Group’ tanimë është bërë storie suksesi. “Kompania Fluid Group, me 140 punëtorë të punësuar, falë cilësisë së arritur në prodhim duke shfytëzuar avantazhet më moderne të teknologjisë, tanimë është bërë storie suksesi jo vetëm në mjedisin e brendshëm biznesor por edhe në tregun ndërkombtarë”, ka shtuar ai. Gagica ka thënë se fuqizimi i prodhuesëve vendorë ka impakt të drejtëpërdrejt në zhvillimin ekonomik. “Mbetemi të përkushtuar por edhe të dëshmuar në mbështetjen dhe fuqizimin e prodhuesve vendorë, të cilët kanë impakt të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës”, ka përfunduar ai.

You Might Also Like