Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, Nazim Gagica ka njoftuar për aderimet e radhët në AAK në këtë komunë. Gagica ka thënë se nga tani Aleancës i lanë bashkuar qytetarë nga Lugina e Preshevës. ‘’I nderuar të pres ne takim qytetarë nga Lugina e Preshevës, të cilët nga sot do të jenë pjesë e rrugëtimit tonë, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës’’. ‘’Është nder i veçantë ku njerëz si; Afrim Agushi, Ramiz Abazi, Fejzulla Iseni, Afrim Ajredini, Fazli Halimi t’i bashkohen familjes tonë të përbashkët për të dhënë kontributin e tyre dhe për qenë urëlidhëse midis Aleancës dhe qytetarëve tanë të Luginës, me qëllim të arritjes së qëllimeve tona të përbashkëta’’, ka shkruar Gagica në llogarinë e tij në Facebook. Gagica ka thënë se dyert e AAK-së mbeten të hapura për të gjithë. ‘’Dyert e Aleancës vazhdojnë të mbeten të hapura për secilin qytyetar, secilën të re e të ri kudo që janë ata e që duan të kontribuojnë për Gjilanin dhe për Kosovën. Mirë se erdhët në Aleancë qytetarë të Luginës!’’, është shprehur Gagica.