Gjilan

Gagica: Të bashkuar në gjak e gjuhë, në histori e në të ardhme, ne jemi më të fortë

Fjalimi  i Nazim Gagicës, me rastin e shpalljes “Qytetar Nderi” për Shkëlqesinë e Tij, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj.

Me ndjenjat më të larta të nderimit dhe respektit, në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – dega në Gjilan, më lejoni që sot, në këtë seancë solemne, të shpreh mirënjohjen dhe krenarinë e thellë për nderimin që po i bëjmë një figure të lartë shtetërore, Presidentit të Shqipërisë, z. Bajram Begaj, duke i dhënë titullin “Qytetar Nderi” i Komunës së Gjilanit.
Në këtë qytet që rron me kujtesën dhe krenarinë historike, në Gjilanin e Mulla Idrizit, të Idriz Seferit, të Agim Ramadanit e të shumë e shumë dëshmorëve të lirisë, në qytetin e kulturës, të dijes, të rezistencës dhe të shpirtit liridashës – ky akt merr peshë të veçantë

Sot, duke shpallur Presidentin Begaj si Qytetar Nderi, ne afirmojmë edhe një herë lidhjen tonë të pathyeshme me shtetin amë, me Shqipërinë, me idealin tonë të përbashkët për një të ardhme me më shumë dinjitet, zhvillim dhe bashkim shpirtëror kombëtar.
I nderuar President,
Me këtë titull, ju bëheni jo vetëm mik i nderuar i Gjilanit, por edhe pjesë e historisë sonë të përbashkët, e nderit tonë kolektiv, e i përjetshëm në zemrat e këtij qyteti .

Shkëlqesi,
Në emër të AAK-së në Gjilan, ju uroj mirëseardhje në qytetin tonë dhe ju falënderoj për përkushtimin dhe vëmendjen e pandërprerë që Republika e Shqipërisë, në krye me ju, i ka dhënë Kosovës, dhe angazhimin tuaj në ruajtjen e vlerava tona te përbashkëta e në forcimin e lidhjeve Kosovë-Shqipër.
Të bashkuar në gjak e gjuhë, në histori e në të ardhme, ne jemi më të fortë

Rroftë Kosovë-Shqipëri!
Qofshë me jetë të gjatë President Begaj!
Faleminderit.

You Might Also Like