OPINION

Gjendja e rrugës Gjilan-Ferizaj

Nuk kam koment. Në fakt, kam koment, por është shumë i gjatë.
Gjilanin diçka nuk është ka e prin fati kohëve të fundit, kur them kohëve të fundit e kam fjalën qe nja 25 vjet.
I lanun anash prej shumë qeverive të kaluara, ndërsa i nëpërkëmbur nga kjo e tashmja, dhe kjo e fundit dhemb ma së shumti ngase dihet kontributi i Gjilanit ndër vite në zgjedhje.
Nuk po du me fol këtë rradhë për stadiumin, as për autostradën, as urën e Badocit; po flas ekskluzivisht për rrugën Gjilan-Ferizaj.
E dijmë sa shumë e paarsyshëm ka zgjatë shtrimi i kësaj rruge dhe përkundër kësaj, rezultati final ka qenë i tmerrshëm. Qe dy vite vazhdimisht është duke u rishtruar kjo rrugë, e harrnimi i parë u nisë shumë pak javë pasi që u shtru komplet rruga.
Arsyetimi zyrtar për këtë projekt dhe shumë projekte tjera është se kanë qenë kontrata të trashëguara. Çka i bjen kjo? Që ne si qytetarë, por edhe Ministria, Komuna, apo kushdo qoftë mbikqyrëse dhe realizuese e projektit, duhet me lon me kalu shkel e shko? A ka zot shtëpie këtu? Qysh e lejon ti dikënd me paret e tua, në domeinin tënd me lujt koqe me ty, me leju pafund zvarritje dhe në fund produkti final me qenë si mos ma keq?
Por ky arsyetim nuk qëndron, sepse në momentin kur po vazhdojnë punimet, apo kur po përfundon projekti mirë (qato pak ditë të fillimit), po dalin zyrtarët ministror e komunal me i marr meritat, siç shihet edhe në foton më poshtë ku i ka inspektu punimet Hysen Durmishi.
Për këto probleme të Gjilanit, dhe veçanërisht për këtë rrugë kam biseduar edhe me dy deputetët e Lëvizjes, Ardian Gola dhe Dimal Basha. Nuk e di a ju kujtohet kur u pamë afër Qeverisë, dhe ia thash disa vërejtje që kanë pasë nevojë me u adresu.
Njerëz kthjelluni! Ndërroni njerëzit, largoni amaterat, të paditurit, të babëziturit, ngase po ua pijnë cigaren tinza. Ka në disa Ministri, por posaçërisht në atë të Infrastrukturës.
Kthjelluni!
Migjen Fazliu

You Might Also Like