Gjilan

Gjilani aktivizon mekanizmat emergjentë pas reshjeve të mëdha të shiut e breshërit

Gjilan, 14 qershor 2017 – Pas reshjeve të mëdha të shiut dhe breshërit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, menjëherë ka aktivizuar mekanizmat emergjentë, për t’i dalë në ndihmë qytetarëve.

“Pas reshjeve të mëdha të shiut e breshërit, menjëherë kam aktivizuar mekanizmat e emergjencave, të cilët po merren me menaxhimin e situatës. Komuna e Gjilanit është në gjendje gatishmërie për t’i dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve, të cilët eventualisht mund të kenë probleme me vërshimet”, ka thënë me këtë rast kryetari Haziri.

Ai ka bërë publik edhe numrat e emergjencave, 112, 193 dhe 044125815, të cilët janë 24 orë në dispozicion të qytetarëve.

You Might Also Like