Futboll

Gjilani bëhet me kryetrajner të ri

SC Gjilani ka arritur marrëveshje me tranerin e njohur Sadat Pajaziti për drejtimin e skuadrës në edicionin e ardhshëm, mëson ekskluzivisht Gazetasheshi.com.

Bisedimet ndërmjet drejtuesve të klubit dhe teknikut tashmë kanë realizuar me sukses, ndërkohë që marrëveshje është arritur, por vetëm mungon zyrtarizimi, i cili pritet të jetë çështje kohësh.

Për Pajazitin ky do të jetë një rikthim në ‘shtëpinë e vjetër’, pasi edhe më parë kishte drejtuar skuadrën e Gjilanit.

Së fundmi Pajaziti ishte trajner i skuadrës së Drenicës, ndërkohë që më parë drejtoi edhe KEK-un dhe Dritën.

You Might Also Like