Gjilan, 17 korrik 2020 – Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, Deniza Limani, ka mbajtur takim pune me Institutin për Zhvillim dhe Integrim, ku kanë apeluar që të rinjtë të aplikojnë në këtë projekt-trajnim i cili financohet nga departamenti i rinisë në MKRS, që ka të bëj me aftësimin e të rinjëve në ndërmarrësi dhe ide për biznes.
Në fjalën e saj, drejtoresha Limani ka inkurajuar të rinjtë që të aplikojnë në këtë projekt – trajnim për ndërmarrësi, sepse në të ardhmen shumë më lehtë do ta kenë mundësinë që të nisin biznesin e tyre dhe njëkohësisht edhe të krijojnë vende të reja pune.
“Ky projekt që implementohet nga Instituti për Zhvillim dhe Integrim, do të trajnoj rreth 40 të rinj të cilët më pas do të kenë të drejt aplikimi për grantet e ndërmarrësisë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Njëkohësisht do të marrin edhe përkrahje për idetë e tyre biznesore. Apeloj që të aplikojnë të gjithë të rinjtë nga mosha 18-24 vjet dhe urojmë që ky projekt t’u shërbej atyre për zhvillimin e idesë në të bërit biznes gjatë të ardhmes”, ka thënë ajo mes tjerash në këtë takim.
Ndërsa, përfaqësuesit e Instituti për Zhvillim dhe Integrim kanë potencuar detajet që parasheh projekti për aktivizimin dhe përgatitjen e të rinjve në zhvillimin e ideve biznesore dhe ndërmarrësisë.
Ata, gjithashtu, kanë njoftuar se pjesëmarrësit e trajnimit do të kenë të drejtë aplikimi në financim për grantet që i shpall MKRS sipas kalendarit të saj.
Temat e trajnimit do të jenë për njohuritë themelore në ndërmarrësi, hyrje në ndërmarrësi dhe planifikimi i biznesit, administrim biznesi, menaxhimi, marketingu dhe shtija, hartimi i biznes planeve sipas kërkesave të MKRS dhe donatorëve tjerë, prezantimi dhe paraqitja e ideve dhe planifikimi financiar.
Të gjithë të rinjtë e interesuar aplikimin mund ta bëjnë vetëm online në linkun më poshtë.
https://docs.google.com/forms/d/1zjT0W2mx1wN3Npy8CFun25BPDZuroaiE6o_HztEtYLA/edit
Afati i fundit për aplikim eshte – 15 Gusht 2020