Lojtarët e Ardian Nuhiut arritën me sukses që nëpërmjet përmbytjes së rezultatit ta mposhtnin Prishtinën me rezultat 2:1.
Pas një aksioni të krijuar në anën e majtë, ishte Albin Krasniqi që i dha Prishtinës epërsinë në minutën e 22-të. Gjilani i uritur për pikë e fitore, arriti të barazonte pas një goditje të fuqishme të Kushtrim Shabanit në minutën e 36.
Pjesa e dytë ishte e kuqe. Gjilani sulm pas sulmi, dominoi totalisht Prishtinën. Zëvendësimet e Nuhiut, Kqiku e Prapashtica treguan vlerën e tyre, duke ngjallur skuadrën e Gjilanit dhe duke krijuar shumë aksione të rrezikshme. Në minutën e 82-të, pas një super krosimit të Armend Thaqit nga këndi, më së miri u gjind Besir Ramadani që goditi me kokë në këndin e paarritshëm të portjerit prishtinas Nika.
Gjilani me këtë fitore, arrin kuotën e tetë pikëve, dy më pak se Prishtina që gjendet një pozicion më lartë në tabelën e Albi Mall Superligës./kryelajmi.com/.