Me ekip të dytë SC Gjilani i ka shënuar shtatë gola Shkëndisë së Hajvalisë në ndeshjen e luajtur në Stadiumin e Qytetit. Ky takim miqësor është mbyllur me rezultatin 7-1 në të mirë të skuadrë gjilanase .
Golashënuesit e këtij takimi ishin: Fiton Hajdari, Shendi Kelmendi, Gerhard Progni (2x), Franc Veliu, Albert Dabiqaj dhe Blerim Krasniqi.
Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ka zhvilluar disa ndeshje miqësore përpara fillimit të Superligës.
Ndërsa, me 13 gusht ata do të përballen edhe me ekipin nga Suhareka, Ballkanin, nga ora 17:30 edhe ky takim do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit, në Gjilan.
