Futboll

Gjilani krejt në fund mundi të fitojë ndeshjen

Shumë vrima në mbrojtje mosorganizim në mesfushë e ngathtësi në sulm janë vërejtur në ekipin e Gjilanit, që megjithatë ka mundur të fitojë lojën në minutat shtesë në përballje me Dukagjinin në Klinë.

Pas një ndeshje pa raste të mira shënimi, Dukagjini ka shënuar i pari në pjesëlojën e parë me anë të Ahmet Jonuzit në minutën 33, kur ia ka dalë t’i shmanget mbrojtjes së Gjilanit dhe nga afërsia ka shënuar.

Gjilani që është hedhur në sulm në pjesëlojën e dytë ka mundur që të pësojë edhe dy herë, por Ahmet Januzi dhe Bujar Shabani në dy raste të ndara nuk ia kanë dalë që të shënojnë nga afërsia.

Krejt në fund të ndeshjes, pas një harkimi të bukur të Hoxhës nga e djathta, Progni me kokë ia ka dalë të shënojë për të barazuar rezultatin në 1:1.

Në minutën shtesë, në atë 94, kapiteni i Dukagjinit ka luajtur me dorë dhe pas shikimit të VAR, gjyqtari ka treguar në pikën e bardhë. Kësaj radhe, lojtari më i mirë i Gjilanit, Gerhard Progni, nuk ia ka dalë që të mposhtë ish-gardianin e Gjilanit Kenan Haxhihamaza, i cili u hodh pikërisht në anën e djathtë ku kishte gjuajtur Progni.

You Might Also Like