Futboll

Gjilani nxjerr një pikë të artë në Pejë

KF Gjilani ka vazhduar me serinë e ndeshjeve pozitive, kësaj radhe duke nxjerrë një pikë të vlefshme në ballafaqim me Besën e Pejës, ndeshje kjo të cilën ekipi bardh e kuq nga Gjilani e ka zhvilluar si mysafirë.

Fillimisht kanë shënuar vendasit nëpërmjet Diar Miftarajt nga pika e bardhë, pasi që më herët Qemajl Elshani ishte ndalë në mënyrë të palejueshme. E tërë kjo ndodhi në minutën 34 të pjesës së parë. Gjilani mblodhi forcë në pjesën e dytë dhe nëpërmjet Betim Haxhimusës ia ka dalë që të barazojë në minutën 59.

Për vendas puna u bë edhe më keq kur golashënuesi Diar Miftaraj u ndëshkua për herë të dytë me kartonin e verdhë dhe Besa mbeti me një lojtar më pak në fushë. Përkundër kësaj deri në fund të ndeshjes nuk pati ndryshim në rezultat. Pas këtij rezultati, Besa është e gjashtë me 41 pikë të grumbulluara, derisa Gjilani është një pozitë më poshtë me 37 pikë.

Në xhiron e ardhshme, Gjilani në fushë të vet e pret Llapin.

 

You Might Also Like