Hajvalia që moti ka hequr dorë nga gara për të mbetur në elitën e futbollit kosovar, brenda një kohe të shkurtër dy herë është mposhtur nga Gjilani.
Ekipi bardh e kuq, ka ngadhënjyer me rezultat 3:0 dhe është përforcuar në mesin e tabelës. Fillimisht për gjilanasit ka shënuar Isa Eminhaziri, për të kaluar në epërsi ekipin vendas, kurse golin e dytë për ekipin vendas e ka shënuar Betim Haxhimusa. I njëjti lojtar ka shënuar edhe njëherë për të siguruar edhe një fitore të Gjilanit.