Futboll

Gjilani po vijon përgatitjet në Mavrovë

Mavrovë, 11 Korrik 2019-Ekipi i Gjilanit i udhëhequr nga kryetrajneri i saj, Gentjan Mezani, po vazhdon përgatitjet në vendin fqinjë të Maqedonisë Veriore.

Skuadra stërvitjet po i vijon me ritme të larta, ku ata po punojnë me nga dy seanca stërvitore brenda ditës dhe me plan programin e shtabit teknik, futbollistët po vazhdojnë punën dhe qëllimin e tyre, që brenda kësaj kohe të arrijnë maksimumin e përgaditjeve, për edicionin e ri garues në Ipko Superligë.

Vlen të ceket gjendja e futbollistëve e cila është mjaft stabile dhe ata po tregojnë seriozitet dhe dëshirë të madhe të punës, me qëllim të përgatitjes sa më të lartë, e ku po synohet një start i mbarë i kampionatit të ri garues.

Harmonia dhe puna grupore gjithashtu janë një faktor kyq për funksionalizimin e një ekipi futbollistik, kurse kontingjenti i futbollistëve të Gjilanit këtë e ka dëshmuar mjaft mirë gjatë kësaj periudhe kohore, ku ata së bashku janë ambientuar mjaftë mirë së bashku, brenda skuadrës kuq e bardh të Gjilanit.

Ekipi stërvitjet me plan programin e hartuar nga shtabi teknik, do ti vijoj deri ditën e shtune në Mavrovë, pastaj futbollistët do të rikthehen në qytetin e Gjilanit dhe do ta vazhdojnë fazën përgatitore në Gjilan.

Në programin e përgatitjeve, skuadra e Gjilanit gjithashtu ditën e shtune ka aranzhuar një ndeshje kontrolluese.
Kundërshtari i Gjilanit në këtë test do të jetë skuadra nga Bogovina e Maqedonisë, KF Drita.
Ndeshja mes Gjilanit dhe Dritës nga Bogovina, zhvillohet në Bogovinë me fillim nga ora 17:00.

 

You Might Also Like