Futboll

Gjilani me rekord të kartonëve

Gentjan Mezani, trajner i Gjilanit  ka një shqetësim të madh. Ai ka vënë në pah numrin e kartonëve të shumtë që ka marrë skuadra e tij në këtë edicion, derisa për këtë i ka vënë fajin ‘këmishzinjëve’.

“Gjilani është skuadra më e dëmtuar këtë edicion. Vetëm në 14 xhirot e para kemi marrë 48 kartonë të verdhë dhe dy të kuq. Kjo gjë nuk i bënë mirë as futbollit dhe as askujt. Kemi një president që po investon shumë dhe askush nuk mund të tallet me ne. Gjyqtarët duhet të jenë objektiv, sepse jemi ndëshkuar më shumë se çdo skuadër tjetër këtë edicion. Nuk është normale të shpërndash aq shumë kartonë për pak xhiro, dikush duhet ti shiqojë këto gjëra”, deklaroi Mezani për “Super Sport Kosova”.

You Might Also Like