Gjilani shpërblehet me grant prej 599 mijë euro për performancën në mjedis
Gjilan, 25 nëntor 2021 – Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkëfinancim me organizatën gjermane GIZ dhe Bashkimin Europian, kanë shpërblyer sot Komunën e Gjilanit me grant në vlerë prej 599 mijë euro, performancën e lartë në fushën e mjedisit.
Grantin e ka ndarë sot zyrtarisht ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Kryetari në detyrë i Komunës, Lutfi Haziri, ka falënderuar MMPHI, GIZ dhe BE për vlerësimin e lartë për Gjilanin për këtë vit, por edhe për vitet paraprake, pasi komuna është shpërblyer disa herë për performancën në mjedis.