Futboll

Gjilani u rikthehet stërvitjeve

Në KF Gjilani, gjërat i janë kthyer normalitetit. Lojtarët që kishin bojkotuar një stërvitje, tashti kanë vazhduar përgatitjet dhe çdo gjë duket se po shkon sipas planit.

Në stërvitjen e mbajtur këtë të enjte kanë marrë pjesë edhe disa nga tifozët më të flaktë dhe ekipi në fushën e vogël ka kryer një stërvitje dhe do të vazhdojë edhe me stërvitje të tjera deri në ndeshjen me Ferizajn, e cila pritet të luhet pas ndeshjeve që do t’i zhvillojë reprezentacioni.

 

You Might Also Like