Futboll

Gjilani vijon me përgatitjet

Gjilan, 23 Korrik 2019-Futbollistët dhe shtabi teknik i skuadrës po vazhdojnë punën me ritme të larta. Përgatitjet parasezonale skuadra po i vijon në qytetin e Gjilanit, kurse ditën e sotme ekipi i udhëhequr nga shtabi teknik, stërvitjet i ka vijuar në shtegun e vrapimit në fshatin Stanishor të Gjilanit.

Klima dhe ajri i pastërt të cilat i ofron ky vend, ishin ideale për punë. Futbollistët e Gjilanit në paraditën e sotme punuan me ushtrime fizike dhe patën vrapime të gjata në viset malore, ku po synohet përgatitja sa më e mirë fizike e futbollistëve të skuadrës së Gjilanit para fillimit të këtij edicioni në Ipko Superligë.

Stërvitja e paraditës së sotme zgjati për rreth një orë e gjysmë dhe u punua me ritme mjaftë të larta, e cila shfaqi gjithashtu formën e mirë fizike të futbollistëve, të cilët po i përgjigjen pozitivisht programit të punës të caktuar nga shtabi teknik i skuadrës së Gjilanit.

Kuq e bardhët edhe pasditën e sotme do të vijojnë me stërvitjet, të cilat janë paraparë të mbahen tek fusha ndihmëse me barë artificial.

Kujtojmë se ditën e nesërme ( e mërkure), ekipi i Gjilanit ka programuar edhe një miqësore tjetër, ku do të ndeshet me Ballkanin, sfidë e cila fillon nga ora 17:00 dhe zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë.

You Might Also Like