Shëndeti

Gjilanit i shtohet edhe një autoambulancë

Shëndetësia e Komunës së Gjilanit është bërë edhe me një autoambulancë, duke u rritur numri i tyre në katër.

Kjo autoambulancë në vlerë rreth 60 mijë euro, dukshëm do të përmirësojë shërbimin ambulantor në komunën e Gjilanit, gjë të cilën e ka pohuar edhe kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili ka shkruar se nga një autoambulancë sa ishte deri më tashti, me ardhjen e kësaj më të resë janë bërë katër.

,,Me investime në shëndetësi, po ofrohen shërbime cilësore dhe efikase, për të gjithë, pa dallim!,,, ka shkruar Alban Hyseni, kryetar i komunës së Gjilanit. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like