ARSIMI

Gjimnazi Natyror ‘’Xhavit Ahmeti’’ do të bëhet me kabinet të robotikës

Gjimnazi Natyror ‘’Xhavit Ahmeti’’ do të bëhet me kabinet të robotikës falë donacionit të KFOR-it turk, kurse lajmi është dhënë këtë të marte nga pjestarë turq të KFOR-it.

Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror ‘’Xhavit Ahmeti’’ është njoftuar nga majori Abbas Turkoglu se nga projektet e paraqitura nga kjo shkollë, qeveria në Ankara ka dhënë pëlqimin për një kabinet të robotikës.

Ai e ka paraqitur se si do të duket ai kabinet, i cili përmbanë kompjuterë, printerë tredimensionalë dhe të gjitha mjetet përcjellëse. Majori Turkoglu, nga afër ka parë klasën ku do të vendoset kabineti i robotikës dhe ka theksuar se ajo i plotëson të gjitha kushtet për një kabinet të tillë. Përderisa, pjestarë të KFOR-it po i bënin matjet, majori Turkoglu, para drejtorit Bekim Mustafa, zëvendësdrejtorit Agim Asllani, Orhan Saitit, profesor i gjuhës turke dhe profesoreshës së TIK-ut, Shqipe Bllaca – Krasniqi, ka shpjeguar se kabineti do të jetë për 24 nxënës dhe në gjashtë tavolina do të jenë të vendosur nga katër nxënës, të cilët do të kenë laptopin e tyre, do të jenë tre printerë tredimensional, pastaj televizori apo projektori, ku do të shfaqen në ekran të gjitha punët, kurse do të jenë edhe të gjitha materialet përcjellëse që shërbejnë në kabinet. Ai ka thënë se projekti do të përfundojë brenda këtij gjashtëmujori.

Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror ‘’Xhavit Ahmeti’’, ka thënë se ky kabinet do të jetë i mirëserdhur për nxënësit tanë, të cilët janë shumë të interesuar për robotikë dhe se shkolla jonë ka mësimdhnës profesionistë për këtë qëllim. Ai ka falënderuar pjestarët turq të KFOR-it për këtë bashkëpunim dhe ua ka bërë me dije atyre se në shkollën tonë janë tri paralele me mësim në gjuhën turke. Ai bashkë me pjestarët e KFOR-it kanë vizituar këto klasë dhe janë zotuar se edhe në të ardhmen do të vazhdohet me këtë lloj bashkëpunimi.

You Might Also Like