Futboll

Gjobitet Vëllaznimi, patën shumë lëshime në organizimin e lojës

Komisioni Disiplinor i FFK-së ka gjobitur ekipin e Vëllaznimit me 1200 euro për shkelje gjatë ndeshjes ndaj Gjilanit. Gjatë takimit, organizatori(Vëllaznimi) nuk siguroi topa të mjaftueshëm, nuk kishte mbledhës të topave dhe pati ndërhyrje nga tifozët vendas, duke hedhur objekte të forta në fushë dhe penguar lojën. Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët vazhduan me hedhjen e mjeteve të forta ndaj futbollistëve mysafirë, duke shkaktuar përplasje dhe tensione mes lojtarëve dhe zyrtarëve të të dy ekipeve.

You Might Also Like