KRONIKË E ZEZË

Gjykata dënon me 11 vjet burgim dhe 2000 Euro gjobë, dy të akuzuarit për veprën penale vjedhje grabitqare

Gjilan, 13.06.2022 – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Rr. A. dhe A. Sh.

Të akuzuarit me datë 30.05.2020, në ora 02:30 minuta, në rrugën “Adem Jashari” në Komunë e Vitisë në bashkëveprim kanë kryer vjedhje grabitqare në SHPT “Dunhill”, fillimisht thyejnë drynin e derës së kioskës, hynë në kioske dhe nga aty marrin te gjitha llojet e cigareve të ndryshme, e pastaj i vendosin në veturën e markës “Volvo”, duke hyrë në veturë, vjen patrulla e policisë dhe me qëllim që pasurinë e vjedhur ta mbajnë ushtrojnë kanosje ndaj policisë duke shtënë me revole dhe në këtë mënyrë arrijnë të i’u shmangen policisë, por për shkak të një defekti të automjetit e lënë këtë veturën me cigare në hyrje të fshatit Drobesh dhe i shmangen policisë, duke u larguar nga aty dhe duke marr-vjedhur pastaj një veturë tjetër të markës Golf V në një shtëpi tjetër dhe duke ikur me këtë veturë i’u shmangen përfundimisht kapjes nga policia.

Me këto veprime, të akuzuarit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale vjedhje grabitqare, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, të akuzuarve u ka shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vjet e gjashtë (gjashtë) muaj burgim dhe dënim me gjobë në shumën prej 1000 (njëmijë) Euro, për secilin të akuzuar.

Gjykata ka nxjerrë vendim duke i vazhduar masën e paraburgimit të akuzuarve deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.

You Might Also Like