Sivjet në Gjysmëmaratonën e Gjilanit pritet të marrin pjesë numër më i madh i atletëve, ngase kjo gjysmëmaratonë është pranuar në Organizatën Kryesore të Maratonave në Botë “World’s Marathons”, ku pjesë e këtij grupimi janë mbi 80 mijë Maratona dhe gjysmëmaratona nga e gjithë bota.
Siç ka theksuar Afrim Selimi, organizator këtë vit Gjysmëmaratona do të jetë ndërkombëtare dhe presim numër shumë të madh të garuesve .
“Maratona e Gjilanit këtë vit do të mbahet më datë 30 Prill me fillim ne ora 11:00, ku Starti do të jetë nga fshati Zhegër dhe vazhdon ne drejtim të Gjilanit dhe kthim prapë në Zhegër dhe i kushtohet 60- vjetorit të lindjes së heroit tonë kombëtar Agim Ramadani”, ka thënë Afrim Selimi, organizator./kryelajmi.com/.