Gresa Avdiu është zëdhënëse e re e LDK-së në Gjilan. Njoftimi është bërë i ditur në konferencën e degës së LDK-së me gazetarë nga kryetari i LDK-së për Gjilan, Lutfi Haziri.
Pas besimit të dhënë Gresa Avdiu, që është edhe këshilltare komunale ka theksuar:
Me kënaqesi ju njoftoj se nga sot, me propozimin e kryetarit të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, z.Lutfi Haziri, dhe miratimin e Kryesisë së Degës, jam emëruar Zëdhënëse e Degës së LDK-së – Gjilan.
Përgjegjësi e madhe e privilegj i madh poashtu, por mbi të gjitha krenari që nga sot të flas në emër të një dege që brenda saj ka veprimtarë/e të cilët janë shembull për komunën tonë.
Faleminderit nga zemra për besimin, kryetar Haziri!
kryelajmi.com