Muzikë

Greta Azizi, fituese e çmimit të parë në “Fest Flaka 2023”

Këngëtarja Greta Azizi, ka fituar çmimin e parë në Festivalin e Muzikës Popullore “Fest Flaka 2023”, i cili është mbajtur në kuadër të Manifestimit Shumëkulturor “Flaka e Janarit”. Një vlerësim të tillë e ka dhënë juria në përbërje Zekë Jusufi, profesor i muzikës, Fitore Osmani, profesoreshë e muzikës dhe  Artan Bakija, këngëtar.

Gretë Azizi ka interpretuar këngën “Rrisim jetën tonë”, të cilën e ka aranzhuar dhe orkestruar Burhan Azizi. Çmimin solistes Azizi ia ka ndarë mjeku Jashar Ramadani, vëlla i heroit Agim Ramadani.

Festivali ka sjellë edhe çmimin e dytë, të cilin e kanë ndarë  Anesa Bunjaku , që këndoi këngën “Kroi i fshatit tonë” dhe Mesut Bajrami, që këndoi këngën “Vajzë me kaçurrela”, kurse vendin e tretë e zunë Rina Kurteshi – “Albulena” dhe Arbër Maliqi – “Këngë bashkimi”.

Ndryshe në Festivalin e Muzikës Popullore “Fest Flaka” kanë qenë 15 këngë konkurruese, ku morën pjesë këngëtarë nga shumë treva shqiptare./kryeljmi.com/.

You Might Also Like