Gjilan, 3 prill 2019 – Gjykata Themelore në Gjilan, i ka shpallur të pafajshëm drejtorin aktual të Shërbimeve Publike në Komunën e Gjilanit, Naser Korça si dhe ish-drejtorin e Urbanizimit, Valon Shefkiu, të cilët akuzoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Pas procesit maratonik gjyqësor të filluar një vit më parë, Gjykata Themelore tashmë ka hedhur poshtë pretendimet e Prokurorisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj zyrtarëve në fjalë.
Në aktgjykimin e shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Zyhdi Haziri ka deklaruar se nuk është vërtetuar se dy të akuzuarit kanë kryer veprën penale me të cilën akuzoheshin.