Futboll

Hasan Gomda dhe Camilo Mesa u kthehen stërvitjeve

Hasan Gomda, përforcimi i verës te Drita mund të thuhet se ishte i pafat te Drita, megjithëse bëhet fjalë për një mbrojtës tejet të mirë. Ai në ndeshjen ndaj Legias së Varshavës në kuadër të Europa Conference League u ndëshkua me karton të kuq e më pas në ndeshje kampionale u lëndua, duke lënë boshllëk në mbrojtjen e Dritës. Gjatë rrjedhës së kampionatit u lëndua edhe Camilo Mesa, mbrojtës i qendrës, por fatmirësisht Drita pati fond të mjaftueshëm të lojtarëve, të cilët i zëvendësuan këta dy mbrojtës cilësorë dhe në stinorin vjeshtor ia arriti të mbetet e para me 7 pikë më tepër se përcjellësi i parë Ballkani i Suharekës.

Me fillimin e Vitit të Ri 2025 edhe FC Drita ka nisur përgatitjet dhe Camilo Mesa dhe Hasan Gomda u janë kthyer përgatitjeve.

Në vazhdim të kampionatit FC Drita do të jetë edhe më e fortë në mbrojtje, aty ku ka shkëlqyer në vjeshtë. Ekipi shumë shpejt pritet të transferohet në bregdetin turk, ku do të vazhdojë fazën përgatitore./kryelajmi.com/.

You Might Also Like